Shkodër, invalidët e punës 'tradhëtohen' nga shteti, nuk u jepet udhëtimi falas me autobus

2015-08-22 7

Shkodër- Ishte premtuar që udhëtimin në transportin public do e kishin falas, por nuk ka rezultuar kështu për invalidët e punës në qarkun e Shkodrës.

Kreu i kësaj Shoqate, Muhedin Pirani bëri të ditur se autobusët kanë vendosur lajmërime që nuk lejohen udhetime falas për këtë kategori. Kjo masë sipas tij rëndon së tepërmi për invalidët e punës pasi të ardhurat e pakta të tyre nuk dalin për të paguar lëvizjen me autobus.

Por ndërsa ky problem përsëritet, për invalidët e Shkodres problematikat sipas Piranit nuk kanë të sosur.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/