A1 Report - Dajti gjyqtarit: Vajza jote lidhje me kunatin tim, fotoja ne gjyq

2015-08-22 7

TIRANE- Dritan Dajti ka kërcënuar gjyqtarin Idriz Mulkurti se, ka në dorë disa fakte në lidhje me vajzën e tij. Deklarata është bërë nga i pandehuri Dajti në nisje të seancës së rradhës ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda. "Unë kam fakte, mesazhe, video dhe fotografi që tregojnë se vajza jote është në një lidhje dashurie me kunatin tim", ka thënë Dajti në seancën e djeshme, duke iu drejtuar gjyqtarit Mulkurti.

Sipas Dajtit, meqë vajza e gjyqtarit është në një lidhje dashurie me kunatin, Mulkurti tani është në konflikt interesi dhe duhet të japë dorëheqjen nga vazhdimi i gjykimit ndaj tij. Por ky nuk ka qenë kërcënimi i vetëm i Dajtit, pasi një seancë më parë ai i'u drejtua gjyqtarit se: "Mushkonjat nuk ishin asgjë përpara asaj që mund të ndodhte".

KËRCËNIMI I DAJTIT
Kur gazetarët dhe personat e tjerë kanë qenë në pritje të nisjes së gjyqit ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009, ka ardhë edhe kërcënimi më i rëndë ndaj gjyqtarit të çështjes, Idriz Mulkurti. Dajti ka kërkuar tërheqjen e gjyqtarit Idriz Mulkurti, relatorit apo kryesuesit të trupës gjykuese, duke i ofruar në sallën e gjyqit fotografi dhe përgjime që lidheshin, sipas tij, me vajzën e gjyqtarit.

Pas kësaj seanca ëhstë ndërprerë dhe drejtuesit e kësaj gjykate janë thërritur me urgjencë të mblidhen në gjykatë për të shqyrtuar situatën e krijuar. Më shumë se subjekti i historisë së ofruar, për të cilën nuk bëhen të ditura detaje, gjykatësit janë alarmuar për faktin se njerëzit e Dajtit, jashtë sallës së gjyqit, ndiqnin lëvizjet e familjarëve të gjykatësve dhe jetën e tyre private, siç duket dhe në fotot që po boton "Shqiptarja.com".

Free Traffic Exchange