LEZHE- Një tjetër i shkarkuar nga puna kërcënon se do të vetëflijohet, pasi nuk ka zgjidhje tjetër. Festim Meta nga qyteti i Lezhës i cili ishte koleg me Mark Brahimin, i cili një ditë më parë vrau veten, thotë se është larguar nga puna pa të drejtë.
Meta tregon se janë shumë persona që janë shkarkuar nga puna dhe janë zëvendësuar me militant partiakë pa shkollë.
Vetëm një ditë më parë Mark Brahimi, 51-vjeç, u vetëvra me çifte në banesën e tij në fshatin Gryk Lumi të Komunës Shënkoll, në Lezhë.
Familjarët thanë se shkak për ngjarjen u bë shkarkimi i tij nga puna pa të drejtë.