Greva e ish të përndjekurve, Përplasje fizike mes deputetëve PD e policisë

2015-08-22 0

Tirane- Në orën 14:00 nisi montimi i çadrës ku një grup prej 10 ish-të përndjekurish deklarojnë se do të nisin grevën e urisë për të plotësuar kërkesat e tyre.
Montimi i çadrës në krah të djathtë të godinës së Institutit të të Përndjekurve Politikë, ndërsa në krah të majtë të godinës ndodhet Parlamenti, erdhi pas disa minutash tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve PD, ish të përndjekurve politikë e policisë. E gjitha ndodhi kur në orën 13: 20 minuta një mjet tip golf kishte ardhur për të sjellë pjesët e çmontuara të çadrës.Policia nuk ka lejuar që pajisjet të nxirren nga makina. Në këtë moment ndërhynë deputetët e PD-së.
Deputetët që janë përplasur fizikisht me policinë janë deputetët Flamur Noka, Aldo Bumçi dhe Gerti Bogdani, Edi Paloka dhe Gent Strazimiri. Deputetët e PD-së akuzuan policinë se po dhunojnë protestuesit. Ndërkohë që ish të përndjekurit deklaruan se i ishin grisur çadrat

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/