PD : Hetim parlamentar për emërimet në administratë

2015-08-22 0

Emërimet në poste kyçe të administratës shtetërore, të individëve me të kaluar të dyshimtë, ka bërë që Partia Demokratike, të kërkojë hetim parlamentar.

Kërkesa e demokratëve e dorëzuar sot në Parlament kërkon verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve , prej datës 15 shtator 2013 e deri në datën e sotme, për zyrtarët në administratën shtetërore, entet publike apo shoqëritë tregtare shtetërore, duke përfshirë emërimin e personave që kanë realizuar apo dyshohen se kanë kryer veprime kriminale apo trafikim të lëndëve narkotike.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/