Digjet një pjesë e shkollës fillore në Rashçe

2015-08-22 20

Zjarri që kaploi mbrëmë Shkollën Fillore 'DRITA' të fshatit Rahçe të Komunës së Sarajit shkrumbuan sallën e sportit, zyrën e pedagogut dhe bibliotekën e saj. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. Drejtori i kësaj shkolle thotë se flakët kanë shkaktuar dëme që pamundësojnë mbajtjen normale të procesit mësimor.

'Unë si drejtor i shkollës kam kërkuar që ekspertët e MASH-it të vijnë e të konstatojnë gjendjen dhe dëmet. Janë djegur salla e edukatës fizike, zyra e pedagogut me plotësisht paisjet brenda, makinat për fotokopje. Ne po presim që organet hetuese të konstatojnë gjendjen dhe të dalin me shkallën e dëmeve', u shpreh Ramadan Kovaçi -- drejtor i SH.F 'DRITA' fshati Rahçe.

Në vendngjarje dolën edhe ministri i arsimit Spiro Ristevski dhe zëvendësi i tij, Safet Neziri, të cilët premtuan rinovim të Shkollës.

'Ne si MASH prej sot do të dërgojmë një ekip profesional për të vlerësuar dëmin dhe çfarë duhet të ndërmerret në të ardhmen që të riparohet respektivisht tërë objekti të jetë funksional për 1 shtatorin e viti të ardhshëm", deklaroi Safet Neziri -- zv/Ministër i Arsimit.

'Intenca jonë është që vitin e ardhshëm shkollor në shtator nxënësit e kësaj shkolle të mund të kryejnë obligimet e veta në atë sallë dhe të riparohen të gjitha dëmet e shkaktuara nga zjarri', tha Bekim Murati -- kryetar i Komunës së Sarajit.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski tha se fat në fatkeqësi është se gjatë flakëve që kapluan objektin e SH.F 'DRITA' në fshatin Rahçe nuk kanë pësuar mësonjëtoret, fakt ky që mundëson që të hënën që vjen edhe nxënësit e kësaj shkolle të mund ti nënshtrohen testimit ekstern. Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange