Rama qorton evropianët: Pse nuk lodheni nga Serbia, por nga Shqipëria?

2015-08-22 1

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shfryu mllefin për mos dhënien akoma të statusit të vendit kandidat Shqipërisë. Gjatë një fjalimi në Institutin e Hagës për Paqen Globale, Rama tha se Shqipëria meriton avancimin në rrugën evropiane pasi plotëson të gjitha kushtet e parashikuara. Sipas Ramës nuk mbajnë as kritikat për nivel të lartë të korrupsionit, pasi me një dukuri të tillë ballafaqohen të gjitha vendet e rajonit përfshi anëtaret e BE-së. Rama gjithashtu kritikoi pozicionin favorizues sipas tij të BE-së karshi Serbisë.

'Nuk ka rendiment krimi i organizuar ndërmjet nesh sepse mjafton të shikojmë GDP-në tonë dhe raportin e korrupsionit në vendet e Unionit Evropian për të kuptuar se për çfarë po flasim kur e bëjmë Shqipërinë simbol të korrupsionit dhe a mund të më thoni se serbët që kanë nisur negociatat janë më pak të korruptuar apo kanë më pak problem me korrupsionin? ka disa parametra vlerësimi dhe janë të paqarta apo jo? Më tregoni mua lodhje nga zgjerimi por si mund të ndjeni lodhje për Shqipërinë dhe jo për Serbinë. Nëse jeni të lodhur jeni ndaj të gjithëve, kur un ndiej lodhje për dikë dhe jo për dikë tjetër atëherë ka diçka që nuk shkon. Më falni por kjo është qesharake vërtet qesharake pasi Shqipëria gjendet në Evropë dhe e meriton të bëhet pjesë e Unionit Evropian', deklaroi Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Rama gjithashtu shtoi se Shqipëria ka nevojë për Bashkimin Evropian po aq sa BE-ja ka nevojë për Shqipërinë. Ndërkaq duket folur për statusin kandidatë tha se 90% e parlamentarëve në Evropë e ngatërrojnë me anëtarësimin, por nuk është ajo,nuk ka të bëjë madje as me bisedimet për anëtarësimin, është një instrument që u shpik nga Romano Prodi për të shmangur luftën civile në Maqedoni. Semra Jakupi

Free Traffic Exchange