A1 Report - Lideret e BE ne Bruksel vendosin te rishikohet axhenda e bllokut

2015-08-22 0

BRUKSEL- Në samitin që u zhvillua në Bruksel, liderët e BE ranë dakord që të rishikojnë axhendën e bllokut. "Votuesit dërguan një mesazh të fortë, prandaj axhenda duhet të rivlerësohet", u shpreh Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy. Ai shtoi se liderët e 28 vendeve i kërkuan të fillonin konsultimet mbi politikat e ardhshme të BE. Reformat mund të përfshijnë më pak rregulla dhe më pak fokus në politikat shtrënguese, ndërkohë që do të shtohen masat për rritjen e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të punës për të ulur pakënaqësinë e votuesve.

Kurse Presidenti francez Hollande i kërkoi Evropës t'i kushtonte vëmendje Francës, ndërkohë që humbjen e partisë së tij ndaj Frontit Kombëtar e përshkroi si të dhimbshme. Ai u shpreh se "fitorja e Frontit Kombëtar ishte traumatike për Francën dhe Evropën".

"Franca nuk mund të jetonte e izoluar dhe e frikësuar, fati i saj është Evropa", shtoi ai.

Në fund të samitit Van Rompuy u shpreh se takimi ishte i frytshëm dhe liderët e BE ranë dakord që ekonomia të ishte kryefjala e axhendës së bllokut.

"Ndërkohë që Unioni po del nga kriza financiare është e nevojshme një axhendë pozitive për progresin", tha ai, duke përsëritur dhe njëherë nevojën që të ndryshohej mendimi anti-BE në rritje.

Presidenti i Këshillit Evropain Van Rompuy do të zhvillojë bisedime me grupet politike që do të formohen në Parlamentin Evropian se kush do të emërohet në krye të Komisionit të ardhshëm, autoriteti ekzekutiv i BE-së. Në konfigurimet e fundit të parlamentit, partia popullore evropiane do jetë grupi më i madh politik dhe kandidati i tij është ish-kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker.

Kreu i Komisionit tradicionalisht emërohej nga liderët e BE, por me rregullat e reja tani ata duhet të marrin në konsideratë rezultatet e zgjedhjeve evropiane.

Free Traffic Exchange