A1 Report - Ish-te përndjekurit e deputetet e PD perleshje fizike me policine

2015-08-22 0

TIRANE - Vendimi i ish-të përndjekurve politikë për të nisur një tjetër grevë urie, është shoqëruar me përleshje fizike mes tyre, policisë dhe deputetëve të Partisë Demokratike të cilët dolën në mbështetje të kësaj nisme.

Gjithkça ka nisur rreth orës 13:20 të ditës së sotme, kur policia ndaloi vendosjen e çadrave për zhvillimin e grevës para selisë së Parlamentit, përballë Institutit të ish-të burgosurve politikë. Sipas uniformave blu, greva nuk mund të zhvillohet pasi nuk është marrë leja e plotë për mbajtjen e saj. Kaq ka majftuar për tu kthyer në një përleshje fizike mes palëve, pasi policia pengoi ngritjen e çadrave.

Pjesë e kësaj situate është bërë sërish deputeti Gent Strazimiri, i cili vetëm një ditë më parë u përfshi në një përplasje fizike me deputetetin socialist Xhemal Qefalia dhe më tej me kolegun socialist Armando Prenga.

Strazimiri, bashkë me kreun e grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, deputetin Flamur Noka, Aldo Bumçin, Arben Ristanin, genti Bogdanin janë gjendur pranë në këtë situatë pasi dolën në mbështetje të kauzës s ëish-të përndjekurve.

Situata mbetet e tensionuar deri në një vendimmarrje finale, nëse do të ketë një grevë urie apo mbështetës të tjerë, por ish-të përndjekurit janë ulur në lulishten pranë Institutit të ish-të burgosurve politikë.