Bashkëpunimi Zvicër-Shqipëri, Rama: Na mbështeti për reformën territoriale

2015-08-22 0

Programin e bashkëpunimit Shqipëri-Zvicër, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një dokument briland në marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjatë prezantimit të këtij programi kryeministri Rama theksoi se pa mbështetjen e Zvicrës reforma territoriale nuk do ishte e mundur. Ai u ndal gjithashtu në 4 fushat që ku do të fokusohet mbështetja zvicerane për periudhën 2014-2017.
Rama u shpreh se 4 fushat në të cilat mbështet bashkëpunimi me Zvicrën janë edhe në vëmendjen prioritare të qeverisë, dhe për këtë kjo qeveri është e vendosur të arrijë rezultate.
Në fund të fjalës së tij Rama u shpreh se pas 3 vitesh nuk do jemi si Zvicra por do jemi më mirë.
"Me e mira do të vijë në 3 vitet që vijnë, pas 3 vitesh nuk do jemi bërë si Zvicra, por njerëzit do të mendojnë pak më mirë për ne dhe ne do kemi shumë më tepër besim tek vetja", tha Rama.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/