A1 Report - Rrahu kusheririn, denohet me 30 muaj burg Dritan Demiraj

2015-08-22 10

TIRANE- Dënohet me 2 vite e 6 muaj burg, Dritan Demiraj, i arrestuar në Itali për një vrasje të dyfishtë. Demiraj është dënuar nga Gjykata e Tiranës, dy ditë më parë, pasi ishte denoncuar nga kushëriri i tij, për dhunë. Në vendimin e gjykatës thuhet se, Demiraj akuzohet për veprën penale të "dhunës në familje". Vendimi është dhënë nga gjyqtari Bujar Krasniqi për çështjen ku denoncues ishte kushëriri i Demirajt, Klaudio Dine. Ky i fundit është dhunuar dhe kërcënuar, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën e Demirajt.

Për këtë Dine ka dhënë dhe dëshmi në policinë e kryeqytetit. Në rrëfimin e tij, Klaudio Dine ka treguar se në datën 18 janar 2013 ka ikur në Itali tek kushëriri i tij Dritan Demiraj, të cilin e ka djalë halle dhe aty ka qëndruar 5 muaj për të parë ndonjë punë. Ai kishte gruan italiane e cila quhej Lidia Nusdorfi dhe dy djem. Më datë 20 qershor 2013 është kthyer në Vlorë së bashku me hallën e tij T. Demiraj dhe nusen e kushëririt Lidia, kemi zbrituar në Vlorë me traget dhe kam qëndruar aty dy netë.

Pas 10 ditësh unë kam ikur për të dërguar motrën tek halla dhe aty Lidia filloi të më provokonte duke me thënë: "...Unë të dua ty, për ty mund të bëj çdo gjë... dhe unë i them nuk mundem të ta kthej ndryshe respektin sepse je nusja e kushërit tim... por ajo këmbëngulte dhe pas një ore filloj të më provokojë dhe unë nuk ju përgjigja ashtu siç donte ajo dhe u mbështeta në dhomë dhe kur vjen e më hidhet në krevat duke më puthur... pastaj unë si çdo mashkull kam kryer marrëdhënie seksuale dhe të nesërmen në orën 05:30 jam nisur në Tiranë".

Pas një jave kemi shkuar me babin dhe mamin për të marrë motrën dhe nuk kemi pasur asnjë lloj kontakti, kemi marrë motrën dhe jemi kthyer në Tiranë. Pas kësaj, kanë filluar edhe kërcënimet e Demirajt ndaj Dines që kanë përfunduar me dhunimin e këtij të fundit në banesën e tij në Tiranë. Demiraj gjatë kësaj kohe ka qenë i shoqëruar edhe nga një shok i tij.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 maj 2014