Të larguarit nga administrata kanë hyrë sot në ditën e tetë të grevës së urisë në çadrat e ngritura në lulishten pranë kryeministrisë, me kërkesën e tyre për t'u rikthyer në punë.
Njëri prej grevistëve ka lënë çadrën e grevës së urisë pasi nuk është ndier mirë me shëndetin dhe ka pasur luhatje me tensionin. Mahir Reçi, ish-punonjës i mirëmbajtjes te konvikti i Inxhinierisë së Ndërtimit është dërguar me ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë më herët në një intervistë pë Ora News, Nertila Qafzezi u shpreh se gjendja e grevistëve është e rënduar, por që ata janë të vendosur për të vazhduar misionin e tyre deri në fund.
Kryetarja e shoqatës së të larguarve nga administrata shprehet se për shëndetin e tyre kujdesen 2 mjekë që janë larguar nga puna dhe që kryejnë punë vullnetare.
Qafzezi është shprehur se është larguar nga puna padrejtësisht pasi e ka fituar gjyqin.
Mesditën e djeshme grevës së urisë iu bashkuan edhe 5 policë të liruar nga detyra në vitin 2013, çka e çuan numrin e grevistëve në 19.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/