Subjektet brenda Tatimeve e Doganave kryejnë evasion fiskal

2015-08-22 1

Kur Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj mori detyrën prioriteti i saj ishte lufta kundër evazionit fiskal, pajisja e cdo biznesi me kasën fiskale. Por një fjalë e urtë thotë "Këpucari gjithë botës ja rregulloj këpucët, vetë del zbathur".
Emisioni "Alarm" në Ora News denoncon evazion të pastër fiskal që ndodh brenda në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Tiranë dhe Drejtorinë e Doganave. Biznesi që ushtron aktivitetin e kafenesë pikërisht në institucionin që duhet të kontrollojë dhe të parandalojë evazionin fiscal, nuk lëshojnë kupon tatimor.
Gazetarët e këtij emisioni faktojnë se pikërisht subjekti që ushtron aktivitin e kafenesë në Drejtorinë rajonale të Tatimeve në Tiranë nuk pajis klientët me kupon tatimor, duke i shkaktuar dëm shtetit nga mos arkëtimi i tatimit mbi vlerën e shtuar.
I njëjti abuzim u provua për ditë edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Provë se ky fenomen vazhdon nën hijen mbrojtëse të institucioneve që duhet të ndjekin zbatueshmërinë e ligjeve, vendimeve apo urdhrave të dala për procedurat tatimore, por që në fakt i shkelin vetë të parët.
Emisioni "Alarm" i është rikthyer kësaj shkeleje të hapur të ligjit brenda në institucionet më të larta shtetërore, gjashtë muaj më pas.
Në dhjetor të 2013 emisioni "Alarm investigoi" aktivitetin e kafeneve në institucionet shtetërore, ku shërbehej pa kupon tatimor. Ministri apo drejtori të rëndësishme u bënë pjesë e filmimeve të kamerave të fshehta të gazetarëve të alarm, të cilët në shumë raste shijuan kafe apo edhe ushqime të ndryshme brenda tyre, por në asnjë rast nuk morën kupon tatimor.
Këtë evazion të pastër fiskal që ndodhte brenda institucioneve më të larta shtetërore gazetarët e "Alarm" e denoncuan edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në kryeqytet, e cila asaj kohe përmes një pergjigjeje zyrtare komunikoj faktin se pas ngritjes së grupit të inspektimit, u konstatua se denoncimi qëndronte dhe për shkelësit do të merreshin masa.
Por investigimi i këtyre ditëve tregon faktin shqetësues se ky problem nuk ka gjetur ende zgjidhje, por po kthehet në fenomen. Madje edhe sot shkelet ligji nën hijen mbrojtëse të institucioneve që duhet të ndjekin zbatueshmërinë e ligjeve, vendimeve apo urdhërave të dala për procedurat tatimore.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/