A1 Report - Mat, protesta per Flamur Pislin, familjaret: Te zbardhet vrasja

2015-08-22 2

MAT- Familjarët e Flamur Pislit, më mbështetjen e shoqatës së emigrantëve shqiptare në Itali "Iliria", kanë protestuar sot në qendër të qytetit të Burrelit për zbardhjen e vrasjes së Flamurit dhe një shtetasi grek, ngjarje ndodhur 15 vite më parë, gjatë tentativës për lirimin e pengjeve nga një autobus.

Qytetarë të shumtë Matjanë iu bashkëngjitën protestës, teksa mbanin në duar fotografinë e Flamur Pislit, dhe pankarta ku shkruhej "Të vendoset Drejtësi".

Protestuesit i kanë bërë apel instancave të drejtësisë të punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe të mos zvarritet siç është bërë në rastin e "21 Janarit" apo Gërdecit.

Sipas protestuesve nëse drejtësia nuk e jep verdiktin e saj për këtë krim, atëherë protestat do përshkallëzohen deri në bllokimin e institucioneve të drejtësisë.

Flamur Pisli humbi jetën taksa u qëllua më një snajper pas një aksioni policor në vitin 1999 në Qafë Kërrabe, ndërsa se bashku me te u vra edhe një shtetas grek i quajtur Jorgo Kulurisi.

Free Traffic Exchange