Lezhë- Një e moshuar ka rënë pre e grabitjes me dhunë. Ngjarja është regjistruar në Torovicë të Lezhës, ku tre persona të maskuar kanë hyrë në banesën e 70-vjeçares me iniciale P.D, e kanë lidhur me litar dhe më pas i kanë grabitur bizhuteri dhe sende ari me vlerë.
Burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se e moshuara ka dëmtime në disa pjesë të trupit.
Ndërkaq grabitësit e larguar nga vendgjarja janë identifikuar nga blutë dhe vetëm 5 orë pas grabitjes kanë mundur të arrestojnë 2 prej autorëve, ndërsa i treti është shpallur në kërkim.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/