Berat "Festa e qershisë", simboli i komunës Sinjë që sjell të ardhura dhe hare

2015-08-22 29

Berat-Komuna Sinje në Berat konsiderohet si një nga zonat më të mëdha prodhuese me frutikulturë, ndërkohë që vendin kryesor e zë qershia, që njihet si resursi më i rëndësishëm.

Kjo ka bërë që banorët të shohin si mundësi zhvillimi kultivimin dhe tregëtimin e qershisë, ku hektaret e mbjellë me këtë frut rriten nga viti në vit. Banorët e fshatit Paftan, pjesë e kesaj komune, e kanë kthyer tashmë në traditë ditën kushtuar qershisë, të cilën e konsiderojnë një festë më vete dhe përgatitjet janë të mëdha.

Fundi i muajit maj përkon me përfundimin e pjekjes së këtij fruti dhe nisjen e proçesit të vjeljes dhe tregëtimit,që në fakt konsiderohet një nga fushat ku këta banorë sigurojnë të ardhura.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/