Lezhë- Një e moshuar ka rënë pre e grabitjes me dhunë. Ngjarja është regjistruar në Torovicë të Lezhës, ku tre persona të maskuar kanë hyrë në banesën e 70-vjeçares me iniciale P.D, e kanë lidhur me litar dhe më pas i kanë grabitur bizhuteri dhe sende ari me vlerë.
Burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se e moshuara ka dëmtime në disa pjesë të trupit.