Zemërimi i babait të Jorgo Koulouris: Shqiptari që vrau djalin tim u bë shefi i policisë

2015-08-22 7

Greqi-Ka shpërthyer në akuza babai i Jorgo Kuluris, 17-vjeçarit grek të vrarë gjatë marrjes peng të autobusit në vitin 1999, pasi vrasësi i djalit të tij u bë udhëheqës i policisë shqiptare.
17-vjeçari Jorgo Kuluris ishte në autobusin që u mor peng nga shqiptari Flamur Pisli. Më pas ai ka kaluar kufirin grek duke hyrë në tokën shqiptare së bashku me 9 pasagjerë të tjerë shtetas grek dhe është vrarë nga forcat e policisë shqiptare.

Reportazhi i plotë dhe rrëfimi i familjes Kuluris në kanalin televiziv grek.
Babai- Në mëngjes në orën 7, pa disa minuta, autobusin e qëlluan me breshëri shqiptarët. Njëri goditet në këmbë kurse djali im goditet në vesh. Djali edhe pse me duart lart e qëllon me breshëri shqiptari nga një largësi as një metër. Një krim tragjik që shokoi gjithë opinionin publik. Dhe pastaj pas 10-15 orësh më marrin në tel dhe më thonë të vete të marrë trupin e djalit në Elbasan. U cmenda!
Gazetarja reportazh- Polici i cili në vitin 1999 i morri jetën një djali të ri që ishte marrë peng prej disa orësh, tetorin e kaluar u bë drejtori i ri i Policisë së Shtetit në Shqipëri. Është Artan Didi, një polic karrierist sic e cilësojnë të gjithë ata që e njohin.
Dhimitri Kuluri (Babai)- Që këtej e tutje dua drejtësi. Ta sillni këtu dhe ta gjykoni, përpara meje. Nuk kërkoj që ta vrasin, sic bëri ai me djalin tim.Në Shqipëri e bënë gjeneral.
Katerina Kuluri (Motra)- Na premtuan se do të dënohen të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për vdekjen e tij. Por e kundërta ndodh pasi përgjegjësi kryesor për vdekjen e vëllait tim është bërë drejtor policie në Shqipëri.
Anastasia Kuluri (Nëna)- Një ditë e jashtëzakonshme. Një ditë që iku në mëngjes dhe nuk u kthye më kurrë...
Gazetarja-Për këtë ngjarje u bë edhe film ndërsa në Shqipëri është bërë edhe këngë për Flamur Pislin. 25-vjecari shqiptar ishte tepër i inatosur pasi sipas tij ai ishte akuzuar pa te drejtë për mbajtjen e tre armëve pa leje dhe gjatë kohës që ishte në burg për këtë akuzë e kishin torturuar. Pas kësaj shteti grek e dergon atë në Shqipëri dhe nuk dihet akoma se si u kthye përsëri në Greqi për tu hakmarrë ndaj atyre që e kishin futur në kurth. Kështu në 29 Maj në orën 10:15 në mëngjes, arriti që të marrë peng autobusin në Kato Skolari sëbashku me pasagjerët nën kërcënimin e një kallashnikovi dhe 2 bomba dore. I riu Jorgo Kuluri iku nga shtëpia e tij atë mëngjes dhe hipi në autobusin e tmerrit pa e menduar kurrë se cfarë do të ndodhte më pas. Familja e tij nuk do ta harrojë kurrë atë që ndodhi atë ditë
Nëna- Atë mëngjes Jorgo iku për të shkuar në ambulancë për të bërë disa dokumenta, hipi në autobus, ma bëri me dorë dhe më tha Mirë jam mama, mo ski merak. Ku ta dija unë se si do të përfundonte. (Përlotet)
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange