A1 Report - Lezhe,vetevritet 55-vjeçari, u largua nje muaj me pare nga puna

2015-08-22 8

LEZHË- Largimi nga puna dyshohet se është shkaku i vetëvrasjes së 55-vjecarit, Mark Brahimaj, akti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Lezhë.

Ky fakt është konfirmuar nga babai i tij, Pashk Brahimaj, në një deklaratë për mediat, teksa theksoi se i biri punonte prej 25 vitesh në hidrovorin e Tales.

Para një muaji 55-vjecari ishte pushuar nga puna me motivacionin se nuk kishte arsimin përkatës. Në këto rrethana Marku, babai i dy fëmijëve ka vendosur t'i japë fund jetës më një armë zjarri tip çifte.

BABAI I 55-VJEÇARIT: DUHET TA KISHA VRARË DREJTORIN, POR S'DOJA TË LIJA FËMIJËT NË GJAK
Tepër i revoltuar është shprehur babai i Mark Brahimajt, Pashk Brahimaj, për shkakun që shtyu të birin të kryej këtë akt të rëndë.
Sipas Pashk Brahimajt, djali i tij është larguar nga puna në hidrovorin e Tales pas 25 vitesh.

"E larguan pas 25 vitesh me pretendimin se nuk kishte arsim" --tha Pashk Brahimajt duke shtuar i revoltuar se "Duhet ta kisha vrarë drejtorin, por s'doja të lija fëmijët në gjak"

QAFZEZI: BRAHIMI VIKTIMA E KATËRT E QEVERISË RAMA
Nga ambientet e grevës Nertila Qafzezi është shprehur se "Mark Brahimi është viktima e katërt e qeverisë Rama me largimet nga puna. Brahimi pompist në hidrovorin e daljes, në datë 12 qershor kishte seancën e parë të gjyqit. Qafzezi, kryetarja e Shoqatës së Personave të Larguar nga Administrata në një deklaratë për mediat u ka bërë thirrje të gjithë të larguarve nga puna që të bashkohen me ta. "I bëjmë thirrje qeverise për dialog, ne nuk tërhiqemi"-tha Qafzezi.

Free Traffic Exchange