A1 Report - Rama fjalim ne Hage: Rruga drejt integrimit, destinacioni brenda nesh

2015-08-22 0

HAGE - Gjatë vizitës në Holandë, Kryeministri Edi Rama mbajti një ligjëratë në Institutin e Hagës për Drejtësinë Globale, mbi Europën, Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Në ligjëratën me fokus "Ballkani Perëndimor dhe BE: Rruga e Shqipërisë drejt Europës si destinacioni brenda nesh", Kryeministri Rama shpalosi filozofinë me të cilën qeveria shqiptare e sheh integrimin europian, si ndërtim i Europës e vlerave të saj në vend.

"Europa për ne është ajo çka do ta quaja demokracia e përditshme në vendin tonë dhe vetëdija se veprimet tona në çdo moment si vendimmarrës ndikon jetën dhe mundësitë e njerëzve sot dhe brezave të ardhshëm, që janë gjeneratat e reja europiane. Vendosmëria jonë për anëtarësim në BE dhe për integrimin e Ballkanit në BE ka të bëjë me dëshirën për të kontribuuar në suksesin e një projekti ndërkombëtar brilant, që është Europa e Bashkuar, e cila kontribuon në mirëqenien e miliona njerëzve dhe për sigurimin e një bote më të drejtë. Ky projekt është brilant si rrjedhojë e vlerave mbi të cilat bazohet, ndjeshmërive socio-kulturore dhe politike, që përçon dhe strukturës demokratike institucionale që synon të ndërtojë." u shpreh Rama

Kryeministri Rama vlerësoi projektin e Europës së Bashkuar duke e cilësuar si qëllimin kryesor jo vetëm të vendit tonë por edhe të Ballkanit Perëndimor.

"Europa e Bashkuara vazhdon të jetë një projekt inovator, sepse ajo sfidon nacionalizmat e vjetëruar dhe nxit erën e re të inovacionit dhe kreativitetit. Kjo mënyrë e të kuptuarit të BE-së, kërkon dy lloje veprimi. Të parin, unë do ta quaja kandidimi aktiv dhe të dytin, vendosmëri për shtetin e së drejtës në secilin prej vendeve tona. Të dyja këto janë mënyra bashkëpunimi dhe reformimi, të udhëhequra nga vetëdija se ardhmja e Europës po ndërtohet në vendet anëtare aq sa në vendet kandidate për anëtarësim dhe në vendet potencialisht kandidate, që do të thotë Ballkani Perëndimor." tha Rama

Free Traffic Exchange