Ndryshimi i klimës mund të rikthej sëmundjet e zhdukura

2015-08-22 0

Ndryshimet klimatike që përfshinë rajonin, mund të sjellin sëmundje të cilat janë zhdukur dhe janë atipike për Ballkanin. Paralajmërimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në mesin e këtyre sëmundjeve janë Ethet e Nilit Perëndimor dhe Malaria që barten përmes pickimit të mushkonjave. Nga OBSH-ja thonë se shenjat e para të këtyre sëmundjeve janë shfaqur tashmë në Greqi dhe Italinë e Jugut, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e shfaqjes së tyre edhe në Maqedoni.

"Ndryshimi i klimës ka përfshirë jo vetëm zonën e Mesdheut, por edhe pjesën veriore, edhe në ato rajone ka kushte për kthimin e sëmundjeve që nuk janë endemike për rajonin. OBSH-ja ka marrë dhëna nga Zyra e saj në Mesdheu dhe po e monitoron situatën. Po përgatitet një sistem për kundërpërgjigje", tha Agis Curas, Drejtor për politikat Shëndetësore në OBSH.

Autoritetet shëndetësore në vend, njoftuan gjithashtu se në bashkëpunim me OBSH-në, do të formojnë një zyrë të veçantë që do të veprojë në situatë krize.

"Kjo ndoshta do të ndodhë së shpejti. Do ta bëjmë publike kur në Maqedoni të krijohet një sistem i tillë i centralizuar, që do të mbledh gjithë të dhënat, në nivel qendror, për të monitoruar situatën dhe për të koordinuar masat për veprime në situata krize", tha Nikolla Todorov, Ministër i shëndetësisë.

Ideja për këtë zyrë u hodh në kuadër të seminarit kushtuar strategjisë së OBSH-së për shëndetësi dhe mirëqenie 2020, ku marrin pjesë ekspertë nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara që punojnë në Maqedoni, së bashku me ekspertët nga vendi. Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange