Sarandë, vijnë 100 turistët e parë suedezë

2015-08-22 0

Mbrëmjen e 26 majit, në terminalin e portit të Sarandës ka mbërritur grupi i parë i turistëve suedezë, që këtë verë do të jenë me fluks të shtuar për të pushuar në brigjet e Sarandës.
Mbërritja e tyre në Sarandë rreth orës 23.00 u realizua pas fluturimit me avionë çarter në linjën Stokholm-Korfuz, ku kanë qëndruar atje vetëm pak minuta, pasi destinacioni i tyre turistik është Saranda.
Ardhja e këtij fluski turistësh suedezë mundësohet nga ambasada suedeze, në bashkëpunim me Bashkinë e Sarandës. Në portin e Sarandës u organizua pritja e tyre zyrtare, ku kanë marrë pjesë autoritete portuale, kryebashkiaku i Sarandës Stefan Cipa, drejtorja e përgjithëshme agjencisë kombëtare të turizmit, Julinda Dhame etj.
Kryebashkiaku Stefan Çipa ka vlerësuar faktin që suedezët janë surpriza e kësaj vere për turizmin e Sarandës, dhe se praninë e tyre do ta ndjejë qyteti edhe në planin ekonomik, pasi çdo shpenzim përveç akomodimit në hotele, do të bëhet prej tyre jashtë organizimeve standarte në gurp, duke u lënë ushqyerja, suveniret etj. në zgjedhjen preferenciale të tyre.
Mirëseardhjen u ka uruar turistëve suedezë edhe Drejtorja e Përgjithëshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/