Lezhë, vetëvritet se u hoq nga puna: Nëse s'do mendoja fëmijët do vrisja eprorin

2015-08-22 2

Lezhë-Nuk perballon dot emocionalisht largimin nga puna dhe i jep fund jetës duke u vetëvrare me çifte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotmë në fshatin Grykë Lumi të Komunes Shënkoll në Lezhë.
Viktima është Mark Brahimi 50-vjeç ish-punonjës i hidrovorit të Talës.
Ai ishte larguar nga puna rreth 3 muaj më parë dhe menjëherë kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike, për të cilen ishte vizituar edhe tek mjeku. Këtë fakt e kanë bërë të ditur familjarët e tij, sipas të cilëve Mark Brahimi ishte larguar pa arsye nga puna megjithëse kishte 25 vjet si punonjës hidrovori.
Kunati dhe babai i viktimës rrëfejnë bisedat mes tyre dhe çastin e fundit para se të vetëvritëj. Në kontaktet me kunatin e tij Gjergj Dodaj, i larguari nga puna Mark Brahimaj kishte deklaruar se nësë nuk do të kishte menduar për fëmijet do ta kishte vrarë eprorin e tij, dhe se nuk mund të jetonte më në këtë gjendje.
Babai i tijë, Pashk Brahimaj rrëfen çastet e fundit me Markun, ndërsa thotë se e vetmja arsye që e çoi atë drejt vetëvrasjes është largim nga puna gjë e cila i kishte, pasi sipas tij ai ishte fyer me këtë veprim që i kishin bërë.
Pashk Brahimaj kishte hedhur në gjyq edhe Bordin e Kullimit në Lezhë për largimin e tijë nga puna, ndërsa diten e djeshme ka patur edhe seancen e parë gjyqësore por përfasuesit e birdit të kullimit nuk kishin marrë pjesë.Ai ishte i martuar dhe babai i dy fëmijëve njëri prej të cilëve ndodhet në emigracion, ndërsa gjendja e tyre ekonomike ishte e mirë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange