Dita e 7/ 19 të shkarkuar në çadrat e grevës së urisë, me ta dhe 5 ish-policë

2015-08-22 1

Tiranë- Shkon në 19 numri i të larguarve nga administrata në çadrat para piramidës ku prej 21 majit po mbahet një grevë urie.
Në orën 14:15 minuta ish-punonjësi i policisë Hivzi Bushati iu bashkua grevës së urisë së të shkarkuarve nga administrata. "Nuk është grevë politike, por buka e fëmijëve" tha Bushati për mediat.
Ndërkohë më herët, sot në ditën e shtatë të grevës së urisë të të shkarkuarve nga administrata në çadra iu bashkuan edhe 4 policë të liruar nga detyra në vitin 2013, të cilët kërkojnë nga qeveria Rama që të kthehen në punë pasi janë larguar në kundërshtim me ligjin.
Policët që i janë bashkuar grevës së urisë janë Qamil Zhkaba, Shefki Lusha, Bledar Kruja dhe Ismail Elezi. Në çadrat e grevës vihet re edhe prezenca e ish-zëvendësdrejtorit të policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Me bashkimin e policëve në çadrat e grevës janë gjithsej 17 grevistë.
Lajmin e ka konfirmuar kryetarja e shoqatës së të larguarve nga administrata Nertila Qafzezi. Ndërkohë që një nga përfaqësuesit e oficerëve të liruar nga detyra është shprehur në një deklaratë për mediat, se i bashkohen kësaj greve, që të rikthehet ligjshmëria në polici duke rikthyer në detyrë të gjithë policë e larguar padrejtësisht.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/