Dy deputetë janë konfrontuar fizikisht në korridoret e Kryesisë së Kuvendit.
Përplasja fizike ndodhi pak minuta pasi në komisionin e ligjeve raportoi ministri i Drejtësisë, Nasip Naco.
Kanë qënë deputeti i PS, Armando Prenga dhe ai i PD, Gent Strazimiri të përfshirë në këtë konflikt.
Bëhet e ditur se ka qënë deputeti socialist i Lezhës ai që ka qëlluar me grusht deputetin demokrat Strazimiri.
Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e gardës por edhe e deputetëve të tjerë. Debati ka nisur që brenda sallës së komisionit të Ligjeve ku deputeti Gent Strazimiri ka pyetur se kur mazhroanca do të nisë kontrollin edhe në KLD, ashtu sic bëri me SHISH, duke nënkuptuar kështu shkarkimin edhe të antarëve të KLD.
Kjo deklaratë është pasuar me konflikt verbal në korridorin e Kryesisë së Kuvendit, që është shndërruar më pas në përplasje fizike.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/