Sezoni turistik në bregdetin e Vlorës mes rrënojave e lulëzimit të ndërtimeve të reja

2015-08-22 2

Vlore- Ndërsa sezoni turistik ka nisur bregdeti I Vlorës vijon të jetë i mbuluar nga rrënojat e objekteve të prishura gjatë aksioneve të INUK.

Kamera e emisionit "Alarm" sjell panoramën e plazheve të Vlorës, ku vërehet edhe një problematikë tjetër: lulëzimi i ndërtimeve të reja.

Pak javë më parë Vlora çeli zyrtarisht sezonin turistik ku nga ana e pushtetit vendor u fol se gjithçka ishte gati për pushuesit. Në fakt, emisioni "Alarm" javën e kaluar ka treguar se një pjesë e mirë e rrënojave të mbetura nga prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet, ndodhen ende pak metra larg detit, përgjatë vijës bregdetare Vlorë- Orikum. Të njëjtin fat ka dhe pika turistike e Llogarasë, në ballkonin e së cilës rrënojat e prishjes së një objekti i ngjajnë pamjes së një pas-bombardimi. Emisioni "Alarm" ka treguar mbrëmjen e djeshme se teksa në një pjesë të mirë të bregdetit është vënë dorë për prishjen e ndërtimeve pa leje, në pjesën tjetër aksioni ende nuk ka filluar.

Në Plazhin e Qeparoit, Borshit dhe Jalës , mbi pjesën ranore kamerat kanë filmuar ndërtimin e objekteve të reja.

Teksa mbetjet e ndërtimeve të prishura vazhdojnë të qëndrojnë diku plotësisht e diku pjesërisht të pahequra, gazetarët kanë hasur me prezencën e Forcave të Armatosura përgjatë gjithë vijës bregdetare .

Baza ajrore e qytetit të Kuçovës , pastronte papastërtitë e detit, më së shumti shkarpa ,një pjesë e së cilave ishte grumbulluar në qese të zeza plasmasi e pjesës tjetër i ishte vënë flaka.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/