A1 Report - Mandoi: S'kemi asnje lajmerim nga Llalla per avione me drogë

2015-08-22 0

TIRANE - Prokuroria italiane deri më sot nuk ka marrë asnjë lajmërim nga prokuroria shqiptare në lidhje me trafikun e drogës me avionë nga Shqipëria drejt Italisë. Kur kanë kaluar gati 3 javë nga bllokimi i avionit Piper me pilot italian në zonën e Divjakës, zëvendsprokurori i Prokurorisë Kombëtare Antimafia të Italisë, Francesco Mandoi tha se është informuar për këtë ngjarje vetëm dy ditë më parë kur ka mbërritur në Tiranë. Ai tha se nuk ka asnjë të dhënë nga organi akuzës shqiptare për trafik droge me avionë, por shprehu gadishmërinë e palës italiane për bashkëpunim, nëse Prokuroria shqiptare do t'i referonte informacione.

"Përshtypja ime është se çështja e avionit tregon nevojën e një bashkëpunimi ndërkombëtar më të ngushtë. Problemi është që në Itali, që ndoshta prokurori Motta nuk është dijeni të hetimeve që po ndodhin Napoli, Bolonja, Katanja. Prandaj po themi se u informuam dy ditë më parë kështu që kur të kthehemi në Itali do të bëjmë verifikimet tona. Nëse prokurori Llalla thotë se ka pasur edhe episode të tjera unë e besoj se është kështu dhe do t'i kërkoj të më japë të dhënat për të çuar më para hetimet", - u shpreh Mandoi.

Zëvendsprokurori i Antimafias të Italisë, tha se nuk e di se kush është piloti i Giorgio Riformato, dhe ndaj sipas tij duhet një informacion më i detajuar. Por ai nuk hodhi poshtë shkëmbimin e informacioneve mes policive të dy vendeve.

"Sa për Riformaton nuk e di kush është. Problemi është se duhet të kemi një informacion më të detajuar, kjo tregon se kam marrë vesh për këtë ngjarje kur erdha këtu. Ka mundësi që këta informacione të jenë të shkëmbyer me policinë, unë e përjashtoj që të mos ketë shkëmbim informacionesh mes policisë së dy vendeve," -tha Mandoi.

Këto deklaratata zëvendsprokurori i Prokurorisë Kombëtare Antimafia të Italisë, Francesco Mandoi i bëri në ditën e dytë të takimit rajonal me homologët e rajonit për integrimin në BE, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për këtë cështje.

"U RIAKTIVIZUAN KANALET E VJETRA PER SHKAK TE KRIZES EKONOMIKE"
Sa i përket trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, Mandoi tha se ky është një problem i të gjithë vendeve të rajonit, jo vetëm i Shqipërisë, që vjen sipas tij nga kriza ekonomike që ka përfshirë vendet e Perëndimit.

"Idea ime është se ka një ripërdorim të kanalit të drogës por jo vetëm të drogës dhe jo vetëm nga Shqipëria. Kriza që ka prekur të gjitha vendet e Perëndimit ka risjellë nevojën për para në rrugë të tjera më të lehta, kështu që ky fenomen nuk është vetëm në Shqipëri, fluksi është nga Greqia Turqia, i takon të gjithë zonës së mesdheut." tha Mandoi

"BASHKEPUNIM MES PROKURORIVE EDHE PER EKSTRADIMET"
Duke folur për shtetasit italianë të kërkuar nga drejtësia shqiptare, Mandoi tha se ky është një problem sipas tij që vjen nga aplikimi i legjislacionit duke ripërsëritur edhe një herë apelin për një bashkëpunim më të madh mes prokurorive të dy vendeve

"Ky është një problem që vjen nga aplikimi i legjislacionit dhe besoj se këto pro...

Free Traffic Exchange