Tiranë-Në ditën e shtatë të grevës së urisë të të shkarkuarve nga administrata në çadra ndodhen 12 grevistë, të cilët kërkojnë nga qeveria Rama që të kthehen në punë pas janë larguar në kundërshtim me ligjin.
Në një deklaratë për mediat nga çadrat e ngrituara para Piramidës, në orën 10:35 kryetarja e shoqatës së të larguarve nga puna, Nertila Qafzezi i ka kërkuar qeverisë dhe kryeministrit Rama që të dialogojë me ta për kërkesast që kanë, gjithashtu ajo është shprehur se nuk tremben nga presionet.
"Jam këtu për t'i thënë qeverisë se nuk trembemi nga presionet. Ajo që presim nga ky kryeministër është që të vijë të dialogojë me ne, në të kundër këtu na ka", u shpreh Qafzezi.
Ndërkohë që deputeti i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se ka hapur padi në prokurori ndaj Nertila Qafzezit, kryetares së shoqatës të të larguarve nga administrata.
Ish-kryeministri Berisha e konsideroi këtë si një akt cinik ekstrem të Edi Ramës.
Nga ana tjetër gjendja shëndetësore e disa prej grevistëve ka qenë e rëndë, çka i ka detyruar ata që herë pas here të lënë çadrat dhe i janë drejtuar bluzave të bardha për të marrë ndihmën mjekësore. Në mesnatë është kthyer në çadrat e grevës Sokol Ukperaj i cili u largua ditën e djeshme për shkak të problemeve shëndetësore.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/