A1 Report - Tirane, zbulohet 1 fidanishte kanabisi ne Zall Bastar, gjenden 250 fidane

2015-08-22 7

TIRANE- Zbulohet një fidanishte kanabisi në Zall Bastar në Tiranë. Policia ka sekuestruar mbi 250 bimë kanabisi të mbjella në kubikë, të cilat më pas do të mbilleshin në një zonë mes Tiranës dhe Matit.

Aksioni i komisariatit numër 4 i koduar "Shtrëngata" ka mundësuar zbulimin e fidanishtes dhe ka sekuestruar bimët narkotike.

Ndërkaq, po vijon aksioni i policisë duke ushtruar kontrolle në banesa në fshatin Zall Bastar dhe në fshatrat përreth.

Ky është aksioni i dytë i komisariatit brenda 3 ditëve për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Të shtunën u sekuestruan 1260 bimë kanabisi të mbjella në zonat pranë Zall Bastarit.

Free Traffic Exchange