Kuvendi konstaton dorëheqjen e Rufi Osmanit

2015-08-22 1

Kuvendi konstatoi dorëheqjen e deputetit të RDK-së Rufi Osmani, i cili e kishte paraqitur kërkesën për dorëheqje pranë institucionit ligjvënës që më 16 maj. Sipas krye-parlamentarit Trajko Veljanoski, Osmani kishte mundësinë që në pajtim me rregulloren e punës, të arsyetonte dorëheqjen e tij, megjithatë nuk e bëri një gjë të tillë.

"Deri në fillim të kësaj seance nuk kam qenë i njoftuar se deputeti Rufi Osmani kishte ndërmend të paraqiste dorëheqjen. Konstatoj se në bazë të nenit 152, paragrafit 1, alineja 1, Rufi Osmanit i ndërpritet mandati "deputet në Kuvendin e Maqedonisë". Meqë deputeti Rufi Osmani ishte i zgjedhur nga lista e kandidatëve, KSHZ-ja duhet ta njoftoj Kuvendin për deputetin e radhës nga kjo listë, të cilit duhet t'i verifikohet mandati për deputet në bazë të nenit 153 nga Kodi Zgjedhor", u shpreh Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit.

Gjatë seancës së sotme, u miratua edhe vendimi për tre nënkryetarë të Kuvendit, për themelimin e trupave të përhershëm të punës së Kuvendit, për themelimin e delegacioneve dhe grupeve parlamentare të parashikuara për bashkëpunim ndërkombëtar. Kuvendi, në këtë seancë të parë, mori gjithashtu vendim të publikonte shpalljen për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Verifikimin e fakteve. Bedri Rexhallari