irane- Në Shqipëri është rritur prodhimi i lëndës narkotike por edhe sasia e trafikuar drejt brigjeve italiane.
Kjo është pranuar nga vetë Prokurori i antimafias së Leçes, Cataldo Motta i cili sot në Tiranë deklaroi se pavarësisht sasive të sekuestruara, pjesa më e madhe e drogës nuk është kapur dhe gjendet në treg.
"Shqipëria ka kultivim të madh lëndës narkotike dhe është furnitor i madh i kësaj lënde" tha Prokurori i antimafias së Leçes, Cataldo Motta i cili ishte i ftuar sot paradite në një takim me prokurorët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Motta nënvizoi se në dijeninë e tij avioni i Riformatos ishte i pari që hynte në Shqipëri për trafik. Pranon se po kryhen hetime mbi trafikun e drogës nga ajri i cili u zbulua pas rrëzimit të avionit në Divjakë, dhe arrestimin e shtetasit italian Giorgo Riformato dhe shqiptarin Sajmir Bajrami.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/