A1 Report - Tirane, 3 kallepe tritol ne lokal, momentet e shoqërimit te pronarit ne komisariat

2015-08-22 33

TIRANE - Policia e Tiranës ka sekuestruar 3 kallëpe tritoli në një lokal në rrugën Him Kolli". Aksioni i Antiterrorit të policisë së kryeqyetit i zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes së të djelës, është mbështetur edhe nga shërbimet e Komisariatit Numër 3.

Policia raportoi se ishte arrestuar pronari 35-vjeçar i lokalit, Saba Lami. Burimet policore thanë se hetimet janë fokusuar në objektin për të cilin do të përdoreshin 3 kallëpet e eksplozivit të mjaftueshme për të realizuar elemenime fizikë të personave në automjete, si edhe shpërthime me dëme dhe pasoja të rënda në banesa dhe lokale.

Lami, mësohet se nuk ka dhënë shpjegime për oficerët e policisë rreth këtyre motiveve, duke e rënduar edhe pozitën e tij pas arrestit me akuzën e "prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit".