Vlorë, objektet në shëtitore, policia bashkiake nis punën për evidentimin e tyre

2015-08-22 2

Vlorë - Sezoni tursitik në Vlorë po shoqërohet me ngritjen e kioskave gjatë gjithë bulevardit kryesor të qytetit.

Panorama e ofruar nuk është aspak e përshtashme për një vend turistik, ku hapësirat në shërbim të qytetarëve duhet të jenë primare. Pikërisht për këtë arsye policia bashkiake e këtij qyeti ka nisur aksionin për evidentimin dhe monitorimin nga afër të situatës, ndërkohë që deri më sot asnjë nga këto subjekte tregëtare nuk ka kryer kërkesë për marrjen e lejes së përkohshme për ushtrimin e aktivitetit.

Kreu i policisë bashkiake, Shpëtim Abedini, ka deklaruar se asnjë subjekt nuk do të mund të operojë pavarësisht kundërshtimeve që mund të hasen.

Aksioni i sotëm nuk ka hasur në rezistencë nga subjektet private të cilët kanë marrë urdhër të çmontojnë tendat e profilet e drurit të vendosura në hapësira publike.

Kontrolle do të kryhen edhe në zonat e plazheve ku vendosja e çadrave e shezloneve bëhet pa kontratë me pushtetin vendor apo agjensinë e turizmit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange