Nis aktiviteti kulturor "Fest Argjiro 2014" në Gjirokastër, mblidhen grupët folklorike ballkanase

2015-08-22 2

Gjirokastër - Qyteti i Gjirokastrës dhe zona muzeale e tij, janë shndërruar në një arenë festivali, duke ja shtuar edhe më shumë bukurinë, falë kostumeve tradicionale dhe tingujve të shumtë që vijnë në kuadër të edicionit të pestë "Fest Argjiro 2014".
Ky event i rëndësishëm i traditës mbarëballkanike, me grupe të spikatur, tashmë me përvojë edhe në skenën ndërkombëtare, është kthyer në një festë të vërtetë të traditës, duke hyrë në kalendarin e eventeve më të rëndësishme kulturore të qytetit. Aktiviteti ka filluar me prezantimin e panairit të librit në qendër të sheshit "Çerçiz Topulli" ku 13 shtëpitë botuese kryesore në vend kanë ekspozuar për qytetarët gjirokastritë dhe jo vetëm, botimet e tyre më të mira.
Mbi 550 pjesëmarrës të huaj nga vende si Greqia, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Turqia apo Polonia, do të jenë pjesë e këtij aktiviteti që ka siparin e vet në "Odeonin" në pjesën muzeale të qytetit.
Festivali është ndjekur nga një numër i madh artdashësish gjirokastritë dhe jo vetëm. Të pranishëm kanë qenë edhe kryeparlamentari Ilir Meta i shoqëruar nga bashkëshortja, deputeti i zonës Anastas Angjeli dhe deputetë të tjerë të PS-së dhe LSI-së.
Për tri ditë me rradhë "Fest Argjiro 2014" do të pasurojë jetën kulturore të qytetit të gurtë me një sërë veprimtarish e aktivitetesh që vijnë si risi e këtij viti me realizime koncertesh e minikoncertesh, ekspozita pikture apo panairin e kulinarisë.
Eventi zhvillohet në prag të sezonit turistik dhe synon promovimin e vlerave të qytetit. Gjirokastra ka përcaktuar si prioritet të zhvillimit të vet ekonomik, zhvillimin e turizmit dhe "Fest Argjiro 2014" është një mundësi për promocion real kombëtar e ndërkombëtar.
Përgjatë këtyre tre ditëve, aktivititeti do të shoqërohet edhe me një sërë veprimtarishë të larmishme.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange