Kakavijë, kapen 45 kg drogë Lazarati me destinacion Athinën, arrestohet 27-vjeçari

2015-08-22 1

Ermal Ndreu 27 vjeç nga Gjirokastra është arrestuar nga policia kufitare e Kakavijës gjatë tentativës për të trafikuar drejt greqise 45 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuane.
Burime pranë kësaj pike kufitare bëjnë me dije se Ndreu drogen e kishte fshehur në shasinë e automjetit që drejtohej nga vete ai.
Mesohet se 27 vjeçari drogen e kishte siguruar në Lazarat dhe prej kohësh ai po mbahej nën survejim nga agjentët e sektorit antidrogë, të cilët në bashkëpunim edhe me policinë kufitare arritën të bllokonin në vijen e dytë të doganës sasinë e marijuanës, e cila kishte si destinacion kryeqytetin grek Athinën.
Ermal Ndreu, aktualisht ndodhet ne dhomat e paraburgimit të komisariatit Gjirokastër, dhe do të përballet me Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë për vepren penale trafikim ndërkombetar të lëndëve narkotike.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange