MIRDITË - Kjo shtëpi 112-vjeçare ndodhet në fshatin Marshterkor të Mirditës, ndersa ka vlera të veçanta për nga mënyra e ndërtimit të saj. Në të ka jetuar Preng Lleshi një nga kapedanet e kësaj zone, por ajo tashmë është e braktisur duke rrezikuar edhe shembjen e plotë përshkak të amortizimit. Ndonëse është e shpallur monumet kulture asnjë masë nuk është marrë për mirëmbajtjen e saj.
Përgjegjësi i Monumenteve të Kulturës në Qarkun e Lezhës Paulin Zefi ka bëri të ditur se shumë shpejt do të ndërhyhet në restaurimin e saj, më qëllim që ajo të kthehet në një bujtinë duke e bërë të vizitueshme.
Si kjo shtëpi në rrethin e Mirditës janë edhe 3 të tjera, ku ndonëse janë monument kulture ato janë drejt degradimit të plotë.