TIRANE - Prokurori i Antimafias italiane në provincën e Leçes, Cataldo Motta, vlerëson se 44 miljet detare që ndajnë Vlorën me Leçen e bëjnë këtë krahinë portën hyrëse të marijuanës shqiptare për në Itali dhe vëndet e tjera të Bashkimit Europian. Motta ka vlerësuar bashkëpunimin me policinë shqiptare në sekuestrimet e kryera kohët e fundit të marijuanës në Itali, por gjithashtu ka pranuar se ka patur një rritje të sasisë që tentohet të trafikohet nga Shqipëria.
"Dihet që në Shqipqëri ka kultivim të madh sasish lëndësh narkotike dhe që Shqipëria është një furnitor i madh i kësaj lënde. Dhe është një fakt i njohur që Vlora është nga Leçe 44 milje detare larg, dhe kështu që tregu i parë për shpërndarjen e marijuanës është Leçe Më shumë se sa sekuestrimi i lëndës narkotike është rritur sasia që ka hyrë në Itali. Një sasi e konsiderueshme bëhet npërmjet emigracionit të jashtëligjshëm, kështu që jo e gjithë sasia e lëndës narkotike është e destinuar të konsumohen aty, një sasi është e destinuar për vendet e Europës veriore", tha Motta.
Deklarata është bërë pas takimit rajonal të Prokurorisë së Përgjithshme me homologët e Ballkanit Perëndimorë, kërkoi mbështetjen e vendeve të Bashkimit Europian. Motta ka vlerësua deklaratën e ministrit të drejtësisë Nasip Naço për ndryshime për fuqizimin dhe një autonomi më të gjerë për zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa i pyetur për rastet e trafikimit me avion, është shprehur se përveç rastit të Divjakës nuk ka patur asnjë rast apo informacion të tillë.