Avioni në Divjakë, Prokurori i antimafias: Po hetohet edhe në Itali

2015-08-22 1

Prokurori i antimafias së Leçes deklaron se në Shqipëri ka pasur rritje të prodhimit të lëndës narkotike marijuanë. I ftuar në një takim me prokurorët e Ballkanit Perëndimor sot paradite në Tiranë Cataldo Motta tha se Italia po zhvillon hetime më vete në lidhje me rastin e avionit në Divjakë.
"Preferoj të mos flas për hetime që janë në zhvillim. Ajo që mund të them është se do të rrisim në maksimum bashkëpunimin ndërkombëtar dhe Shqipëria është shumë mirë e orientuar në këtë rrugë. Do të ketë një shkëmbim të vazhdueshëm informacionesh mbihetimet që janë duke u kryer si në Shqipëri ashtu edhe në Itali."
Ai nuk pranoi të flasë shumë duke e quajtur cështje në hetim e sipër por konfirmoi se deri tani nuk ka rezultuar që të ketë pasur avionë të tjerë që të kenë bërë trafik droge përmes ajrit.
"Dihet që një Shqipëri ka kultivim të madh lëndës narkotike dhe Shqipëria është furnitor madh i kësaj lënde. Sa i takon rritjes së ngarkesave me drogë të sekuestruara mendoj se ka ndikuar bashkëpunimi dhe kontrollet që ka bërë GF nga ajri por kryesisht është rritur prodhimi".
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange