Grevisti Mahir Reci ka lënë çadrën dy herë dhe është rikthyer po dy herë në të, teksa kryetarja e shoqatës së të larguarve nga administrate Nertila Qafzezi ka shtuar akuzat, se bluzat e bardha nuk po japin kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Por një argumenti të tillë i është kundërpërgjigjur mjekja kardiologe në QSUT Somida Kuka, e cila është shprehur se në Urgjencë është lënë një dhomë e posaçme për grevistët dhe se shërbimi i ofruar ka qenë pa dallim.
Nuk ka munguar në grevë vizita e liderit democrat Lulzim Basha i cili ka fajësuar përsëri kryeministrin Rama për papërgjegjshmëri.
Përmes një deklaratë grevistët i kanë bërë apel trupës diplomatike dhe ambasadorëve në vend për të mbështetur kauzën e tyre, mbi këtë Lulzim Basha deklaroi se Partia Demokratike së shpejti do të ketë komunikim me ambasadorët. Deri më tani në cadër ndodhen 13 persona dhe janë larguar 4, Mimoza Boçari, Gladiola Bardhodhi, Ludovik Berisha dhe së fundmi ish gardisti Mehmet Cemurati.