Sela kërkon mbështetjen edhe të degëve tjera

2015-08-22 2

Partia Demokratike Shqiptare në Strugë funksionon me dy degë, atë të zgjedhur nga Menduh Thaçi, dy javë më parë dhe tjerrën të iniciuar nga Kryetari i Komunës, Ziadin Sela e cila mbrëmë mbajti kuvendin zgjedhor. Sipas Selës, kuvendi erdhi si pasojë e iritimit të shumicës së kuvendarëve të cilën ishin anashkaluar nga kuvendi që organizoi kreu i partisë,Tha¬çi.

"Kuvendi i degës është organi më i lart partiak në Strugë dhe nga numri i përgjithshëm diku rreth 85 kuvendar, prezent ishin 67 kuvendar dhe kuvendi i degës ishte shumë legjitim për të marr vendim. U diskutua për situatën e krijuar, për periudhën zgjedhore , për shkeljet e rënda statutare që i bën ai që është më i thirruri që duhet ti mbroj këto shkelje, respektivisht Kryetari i Partis Demokratike Shqipatre", tha Ziadin Sela, Kryetar i Komunës së Strugës.

Sela thotë se kuvendi miratoi një sërë konkluzionesh ndër to edhe atë që iniciativa e Strugës të marr jehonë dhe të mbështetet nga të gjithë kuvendet e degëve të PDSH-së.

"Unë i uroji sukses kryetarit të ri të degës së PDSH-së,Suaria Rushiti,i cili ka legjitimitetin e kuvendit të degës së Strugës, për pasoj legjitimitetin e çdo anëtarit të Partisë Demokratike Shqiptare në Strugë dhe rrethin e saji dhe kjo është shumë e rëndësishme se çdo legjitimitet të cilën dikush do ta imponoj nga qendra duke mos qenë aspak anëtar i Partisë Demokratike Shqiptare këtu në Strugë. Kuvendi nxori edhe konkluzione të cilët unë i përshëndes,janë një fillim që iniciativa e Partisë Demokratike Shqiptare në Strugë,të marrë jehonë dhe të përkrahet nga të gjithë degët dhe kuvendet e degëve të gjithë partisë në nivel shteti", u shpreh Ziadin Sela, Kryetar i Komunës së Strugës.

Përplasjet midis Ziadin Selës dhe Menduh Thaçit,erdhën për shkak të mospajtimit për listës zgjedhore në njësinë e pestë, pasi dega e Strugës e kontestonte kandidaturën e Zija Jonuzit si bartës listë të emëruar nga Menduh Thaçi. Pas kësaj, dega e PDSH-së në Strugë pezulloi çdo aktivitet politik deri pas zgjedhjeve parlamentare. Menjëherë pas zgjedhjeve, Sela i kërkoi Thaçit që të jap dorëheqjen nga drejtimi i partisë për shkak të rezultateve të dobëta. Kërkesa e tij jo vetëm që u kundërshtua, por ai u akuzua për tradhti nga të gjitha anëtarët e tjerë të lartë së partisë. Durim Etemi

Free Traffic Exchange