Me moton "Shqipëria është e të gjithëve, ta mbajmë atë pastër", 250 ushtarë të Forcave të Armatosura kanë zbarkuar në bregdetin e jugut në Sarandë, Ksamil e Butrint.
Aksioni ka nisur nga Butrinti dhe është përqëndruar në pastrimin e përgjithshëm të qytetit Antik jashtë zonës arkeologjike.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral -major Jeronim Bazo dhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare kanë inspektuar punën e forcave të armatosura në Butrint e Ksamil.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/