Tirane- Mungesa e kreditimit nga sistemi bankar ka detyruar biznesin shqiptar dhe qytetarët të gjejë zgjidhje tek huamarrja informale.
Konfindustria i bën apel qeverisë shqiptare të nderhyjë në një kohë sa më të shpejtë për marrjen e masave të nevojshme për të luftuar dukurine e oligopolit në tregun bankar dhe financiar te vendit si shkaku kryesor i gjendjes së krijuar. Sipas Konfindustrisë e gjithë situatë kjo vjen si pasojë e drejtperdrejte e politikave shtrenguese kredidhenese ne vazhdimesi te bankave te nivelit te dyte ne vend.
Zgjerimi i dukurise së huammarrjes informale nga bizneset dhe qytetaret përbën një rrezik serioz për ekonominë kombëtare.
Shqipëria rradhitet ndër vendet me normat më të larta të interesave të kredive dhe kushtet më të ashpra të kreditimit në rajonin e Europes Juglindore pa përmendur vendet e BE.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/