Grevistët e urisë vizitohen nga deputeti i PD-së, Luçiano Boçi

2015-08-22 0

Paraditen e sotme 14 grevistët e urisë të vendosur në 2 çadra u vizituan nga deputeti i PD-së, Luçiano Boçi i cili u shpreh se kjo grevë ka kauzë humane dhe bëri thirrje për mbështetje.
"Grevistët janë të bindur se do ta çojnë deri në fund grevën e urisë ndërkohë që nga godina përballë e heshtjes dhe mashtrimit nuk ka asnjë fjalë. Sigurisht ka pasur shumë intepretime. Është thënë deri aty sa do na pengojë statusin. Madje të thëna nga politikanë të cilët ndoshta emocione të tilla i kanë kur shohin portretin e Enverit dhe dëgjojnë thirrjet Parti-Enver. Por kjo grevë nuk mund të krahasohet me grevën e bulevardit. Është grevë e qytetarëve për arbitraritetin e poltikës si e tillë duhet të mbështetet jo nga vetëm nga opozita por edhe qytetarët" u shpreh Boçi në një prononcim për median.

Free Traffic Exchange