A1 Report - Vrasja ne Kurbin, dyshohet se nena gjeti vajzen me nje person ne kasolle

2015-08-22 7

KURBIN- Një tjetër pistë hetimi po ndiqet për vrasjen e dyfishtë të ndodhur dje në Fushë-Kuqe të Kurbinit, ku nëna vrau vajzën e më pas veten. Policia jep detare të reja për ngjarjen, ku dyshohet se Mimoza Keçi e ka gjetur vajzën me një tjetër person në kasolle.

Sipas policisë, dyshimet i referohen disa shenjave të gjetura në kasollen pranë banesës. Ndërsa thuhet se klasa ku bënte pjesë Sara nuk kishte planifikuar asnjë ekskursion.

Ndërkaq bëhet me dije se në banesë u gjetën edhe 2 armë të tjerë, 1 pushkë, 1 çifte.

Në polici është shoqëruar babai i familjes për t'u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Të afërmit e familjes Keçi thonë për "A1 Report" se janë të tronditur nga ngjarja, ndërsa shtojnë se kanë shkuar në banesën ku ndodhi krimi sapo kanë dëgjuar krismat.

"Ishin një familje e mirë dhe nuk kishin patur asnjëherë probleme. Kemi dëgjuar krismat dhe i kemi gjetur nënë e bijë të vdekur, nuk e kuptojmë si ka ndodhur. Vajza ishte e mirë dhe shkonte në shkollë çdo ditë dhe nuk kishte patur asnjë problem, jemi të shokuar nga ngjarja e rëndë", thonë të afërmit.