A1 Report - Greva, gardisti ne politikë krah Bashes, Kolthi polic pa shkolle

2015-08-22 4

TIRANË - Mes punonjësve të admnistratës publike që prej ditës së mërkurë protestojnë brenda çadrave të montuara përballë Piramidës pasi pretendojnë se janë pushuar nga puna në mënyrë të padrejtë, ka edhe ish-polic si Tonin Kolthi dhe ish-gardisti Mehmet Cenmurati.

A1Report siguron historinë e këtyre dy protagonistëve në protesta, duke zbardhur nga dosjet e tyre personale arsyet e shkarkimit.

Tonin Kolthi, i cili i është bashkangjitur grevës më 23 Maj, ka punuar si efektiv i policisë pranë komisariatit të Laçit deri në fund të vitit 2013 kur është shkarkuar nga detyra, pasi kur është futur në rradhët e policisë, në vitin 2005 pas rikthimit në pushtet të Partisë Demokratike, nuk ishin plotësuar kriteret ligjiore. Konkretisht, sipas Polcisë të Shtetit, Tonin Kolthi nuk ka patur as arsimin e mesëm.

Por jo vetëm kaq. Policia dyshoi se Tonin Kolthi kishte lidhje me elementë kriminalë: Në datën 1 Shtator 2012 në pikën kuifitare të Hanit të Hotit vellai i policit është arrestuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Tonin Kolthi ka bërë ankimim kundër shkarkimit por nuk e ka fituar gjyqin.

Krejt ndryshe është historia e ish-gardist Mehmet Cenmurati. Ai është shkarkuar vetëm më 25 Prill të 2014-ës nga rradhët e policisë pasi sipas akuzës ka shkelur betimin që e ndalon çdo polic të marrë pjesë në organizime politike.

Në fakt në datën 12 Prill 2014 gardisti Cenmurati është i filmuar në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës, ku në inaugurimin e një rrugë ka marrë pjesë edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Gardisti Cenmurati është prezent përbri Lulzim Bashës si pjesmarrës në aktivitet.

Free Traffic Exchange