A1 Report - Permet, Meta: Greva nje e drejte e qytetareve, por u politizua

2015-08-22 0

PERMET- Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka folur nga Përmeti për grevën e urisë të të larguarve nga administrata publike. Meta tha se greva është një e drejtë qytetarëve dhe për këtë respektohet, por tha se janë kundër faktit që kjo grevë po politizohet. Kreu i Kuvendit u shpreh se greva e të larguarve nga administrata po politizohet nga lidershipi i së djathtës. Këto deklarata, kreu i Kuvendit i ka bërë nga Përmeti ku ndodhet për aktivitetet e organizuara në kuadër të 70-vjetorit të "Kongresit të Përmetit".

Të pranishëm në homazhe kanë qenë deputetët Gramoz Ruçi, Anastas Angjeli, Luan Rama, Arta Dade, Dashamir Shehi, Vangjel Tavo dhe Gilberto Jaçe, të cilët kryen nderime dhe në lapidarin "Kongresi i Përmetit". Po kështu të pranishëm kanë qenë dhe veteranët e Përmetit.

Free Traffic Exchange