Elbasan- Pjesa dërmuese e komunave të Elbasanit, rrezikojnë të mbeten pa ujë të pijshëm pasi Ndërmarja e Ujësjellës Fshat, nuk ka kryer shlyerjen e detyrimeve pranë CEZ Shpërndarje.
Ilir Ropi, drejtor i Ndërmarjes së Ujësjellës Fshat bën me dije se borxhi që ka institucioni që ai drejton është rreth 35 milion lekë të reja, debit i akumuluar ndër vite.
Aktualisht ndërprerja e energjisë elektrike është kryer vetëm në zyrat e sektorëve të Elbasanit, Cërrikut dhe Belshit por më shumë gjasa penaliteti do të shtrihet edhe më gjërë në qoftë se nuk bëhet pagesa.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/