A1 Report - Uje ne vend te naftes, dyshime se u perdoren per fushaten e PD

2015-08-22 1

TIRANE- Misteri se ku kanë shkuar 332 metër kub naftë bruto që u zhduk në muajin maj 2013 nga çisternat e kompanisë "Albpetrol" në Zharrës dhe zëvendsësimi i saj me ujë, ende nuk është zbardhur nga prokuroria e Fierit. Kjo si pasojë se ish-drejtuesit e "Albpetrol", nuk kanë lënë asnjë gjurmë në momentin e daljes së kësaj sasie nafte nga stacioni i çisternave në fshatin Zharrës së Fierit.

Nga pyetja e personave që kanë dijeni rreth këtij skandali dhe informacioneve operative që policia dhe prokuroria e Fierit kanë mbledhur për këtë rast, janë ngritur dyshime të forta se sasia e naftës është shitur në mënyrë të fshehtë me urdhër të ish-drejtuesve të kompanisë "Albpetrol", përfshirë këtu dhe ish-Drejtorin e Përgjithshëm Ferdinand Murati. Ky i fundit kryetar i Partisë Demokratike në Fier. Zhdukja e tonelatave naftë është bërë, pikërisht në mujin maj, periudhë kjo që përkon me kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Dyshimet flasin nafta është shitur në një kompani private dhe e gjithë sasia e parave që është marrë në këtë rast, mendohet se është përdorur në financimin e fushatës elektorale në qarkun e Fierit. Në këtë drejtim, prokuroria e Fierit nuk disponon prova të forta, por prej muajit nëntor 2013 ka nisur hetimet për zbarthimin e këtij megaskandali. Prokurorët bëjnë me dije se në këtë skemë, është përfshirë dhe një kompani konçesionare në fushën e naftës, veprimet e të cilës janë objekt hetimi nga prokuroria e Fierit.

Reagimi i "Albpetrol"
Pas publikimit në gazetën "Shqiptarja.com" të letrës së Përparim Braçes, përgjegjësit të stacionit të naftës në fshatin Zharrës, ku tregohej se katër autobotë me ujë janë shkarkuar në rezervuarët e naftës, ka reaguar ndërmarrja shtetërore "Albpetrol". I kontaktuar në telefon Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun i kësaj kompanie z.Ened Janina është shprehur se rasti në fjalë është verifikuar dhe nga ana e auditit të vetë ndërmarrjes. Janina sqaron se në fund të këtij kontrolli ka rezultuar se për periudhën që bëhet fjalë, mungonin 5 mijë ton naftë bruto.

Sipas tij, sot e kësaj dite kjo sasi e konsiderueshme nafte nuk dihet se në çfarë destinacioni ka përfunduar. "Për këtë kostatim ne i jemi drejtuar me një kallëzim penal prokurorisë së Fierit, dhe jemi në pritje të hetimeve përfundimtare nga organi i akuzës"-është shprehur zëdhënësi i "Albpetrol" Ened Janina. Ky i fundit shton se për shkarkimin e katër autoboteve me ujë në muajin Korrik 2013, kompania ka kallëzuar penalisht dhe puntorin Përparim Braçe, personin që ka shkuar letrën. Kjo pasi ai edhe pse ka konstatuar që uji deklarohej si naftë, nuk ka bërë asnjë gjë për të ndaluar këtë skandal. Ndërkohë sipas tij që nga Tetori e në vijim në Albpetrol nuk ka humbur asnjë ton naftë.

Verifikim dokumentave
Prej disa kohësh prokuroria e Fierit, ka sekuestruar dokumentacionin që është mbajtur nga puntorët e stacionit të naftës në Zharrës të Fierit, ku tregohet prania e katër autoboteve të mbushur me ujë. Sipas burimeve pranë k...