A1 Report - 'Te pastrojme Shqipërine' mberrin ne Durres, te rinjte pastrojne rruget

2015-08-22 3

DURRES - Gati 20 vullnetarë te organizates "Green Line", prej gati një jave, po ndalen në çdo qytet te vendit për të sensibilizuar dhe krijuar grupe vullnetarësh për të pastruar ambjentin. Aksioni u përqëndrua kryesisht në rrugët kryesore të qytetit bregdetar, ndërsa të rijntë përveqësë pastruan mbetjet, lyen edhe pemet me gëlqere.

"Nisma jonë është pjesë e një lëvizje botërore, që shtrihet në 111 shtete të botës. Ne sot zyrtarisht çelim aksionin 'Të pastrojmë bregdetin' që shtrihet në të gjithë qytetet bregdetare duke filluar që nga Shkodra deri në Ksamil. Këtu po bëhet ceremonia e hapjes zyrtare ndërkohë aksioni ka filluar në të gjitha këto zona." tha Ervin Shehaj.

Aksioni u përshëndet edhe nga kreu i Këshillit të Qarkut Alfred Mullaraj, ndërsa punonjës të admintratës iu bashkuan kësaj fushate.

"Jam në mbështetje të kësaj nisme dhe me një projekt që ne po zbatojmë në Këshillin e Qarkut, 'Zero mbetje në ambient'. I jemi bashkëngjitur kësaj nisme për pastrimin e Shqipërisë dhe pastrimin e bregdetit. Kjo është një nismë që do të vazhdojë gjatë gjithë kësaj periudhe në të gjithë vendin, në të gjithë Shqipërinë." u shpreh Alfred Mullaraj

Nisma "Të Pastrojmë Shqipërinë" ka patur edhe suportin e qytetarëvë pothuajsë në të gjitha rrethet ku ajo është shtrirë.

Free Traffic Exchange