A1 Report - Protestat ne Turqi, shenohen dy viktima gjate perplasjes me policine

2015-08-22 0

TURQI-Dy persona kanë gjetur vdekjen nga plagët e marra gjatë përplasjeve mes policisë turke dhe protestuesve në Stamboll. Njëri prej tyre, 30 vjeçari Ogur Kurt, u qëllua me plumb në kokë. Policia tha për të se nuk ishte i përfshirë në protesta. Ndërsa viktima tjetër, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, gjeti vdekjen nga plagët e marra nga një copë granate, sipas guvernatorit të Stambollit.

Policia përdori gaz lotsjellës, pompa uji dhe qëlloi me armë në ajër për të shpërndarë turmën e përfshirë nga zemërimi për tragjedinë e Somas, ku mbetën të vdekur 301 minatorë. Pasi u qëllua Ogur Kurt u dërgua në spital, por doktorët nuk mundën ta shpëtonin. Vdekja e tij nxiti demonstrata që zgjatën deri natën vonë ku 8 persona mbetën të plagosur. Fotoja e një të plagosuri të shtrirë në rrugë u publikua në rrjetet sociale turke dhe postuan në të të njëjtën fjalë: "Mjaft".

Trazira nisi kur një grup njerëzish filluan të brohorisnin parulla për të riun e vrarë në përleshjet e mëparshme me policinë dhe për tragjedinë e minierës në Soma. Policia përdori gaz lotsjellës dhe pompa uji ndaj grupit të njerëzve, të cilët iu përgjigjën duke hedhur gurë dhe bomba benzine. Kryeministri turk Erdoan është vënë nën presion që prej një viti nga protestat mbarëkombëtare antiqeveritare që shpërthyen në Stamboll.

Gjatë një fjalimi ditën e sotme ai deklaroi: Ata që mendojnë se protestat janë kundër meje, kundër qeverisë dhe partisë tonë, gabohen rëndë. Nuk ka dyshim se këto sulme janë kundër njerëzve të këtij vendi, kundër lirisë dhe të ardhmes së popullit të këtij vendi, u shpreh ai.

Free Traffic Exchange